Lajme

Kurti takoi presidentin e Parlamentit Evropian, i kërkon që sa më shpejt të sigurohen vaksina për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 28 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, nga i cili kërkoi mbështetje të vazhdueshme.

Kurti po ashtu i kërkoi që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.

“Parlamenti i BE-së @Europarl_EN është një avokat për rrugën e Kosovës #EU , përfshirë liberalizimin e vizave. Falënderova David Sassoli @EP_Presiden për këtë mbështetje të vazhdueshme dhe e nxita për të ndihmuar Kosovën me sa më shumë vaksina, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Kurti ka qëndruar sot në Bruksel, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë evropianë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera