Kurti takoi përfaqësuesit e punëtorëve të fabrikës “Ballkani” nga Suhareka

Autori: Gazeta inFokus
13:48 | 18 November 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim miqësor përfaqësuesit e punëtorëve të fabrikës “Ballkani” nga Suhareka, Sali Bytyqi, Elez Haxhiolli dhe Ali Biniqi. Në takim, Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Krasniqi.
Punëtorët e dikurshëm të fabrikës së njohur “Ballkani” falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj realizimit të së drejtës së punëtorëve për kompensimin financiar që iu takon sipas ligjit me rastin e privatizimit të ndërmarrjes. Po ashtu, ata shprehën indinjatën e thellë lidhur me shitjen e lirë të fabrikës, për vetëm 1.4 milionë, ku janë të përfshirë 17 hektarë tokë.
Të enjten e kësaj jave, në mbledhjen e 173-të të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpronësuar njësinë Damper për nevojat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, duke treguar kështu edhe rëndësinë e pronës publike e aseteve strategjike për dobi shtetërore. Nga ky shpronësim, të drejtën e tyre ligjore në kompensim do realizojnë 1354 familje.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...