Kurti takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 20 June 2022
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Të detyruar të largohen nga Ukraina pas invazionit rus, Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova. Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të vazhduar profesionin e gazetarisë nga vendi ynë.
Kryeministri Kurti ritheksoi solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë. Ai potencoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë globale.
Në takimin e përbashkët me Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Xhemajl Rexha e Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u fol edhe për mbarëvajtjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova (Journalists-in-Residence Kosova). Ky program realizohet në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Programi i financuar nga Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s mbulon kostot e jetesĂ«s, pagat dhe zyrat pĂ«r njĂ« periudhĂ« deri nĂ« gjashtĂ« muaj, pĂ«r tâu mundĂ«suar gazetarĂ«ve ukrainas tĂ« punojnĂ« nga distanca.
TĂ« tjera
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nĂ«se ka shkelje nĂ« ligjin e pagave qĂ« sâi pĂ«rfshiu veteranĂ«t
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me âpunĂ«simetâ e qeverisĂ«
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
âKatrahuraâ nĂ« Senatin e UP-sĂ«, pĂ«rplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...