Lajme

Kurti takohet me Vasfije Krasniqi Goodman

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 18 April 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të këtij subjekti politik ka takuar viktimën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi Goodman.

Kurti tha se një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë janë dhunimet seksuale të kryera nga forcat e Serbisë.

“Ky krim shpërfaq faktin se Serbia nuk mjaftohej me vdekjen e shqiptarëve. Përçmimi i tyre ndaj nesh nuk kishte të sosur. Aq i rëndë ka qenë ky përçmim sa institucionet e vendit dhe shoqëria jonë e pasluftës nuk ia kanë të dalë të kenë guximin të përballen hapur me këtë dhunë ndaj vajzave dhe grave”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërkohë, në këtë takim u theksua edhe një herë shqetësimi që drejtësia nuk ka dënuar asnjë për rastet e dhunës seksuale.

Aty u tha se institucionet e vendit duhet ta marrin guximin dhe ta kenë vullnetin për t’u angazhuar për t’i vendosur kriminelët përballë drejtësisë.

Lëvizja Vetëvendosje mbështet misionin dhe iniciativën e Vasfijes për të sjell drejtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera