Lajme

Kurti takohet me studentë në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 11 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të shtunë ka marrë pjesë në tubimin me studentë, në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981.

Sipas njoftimit të Qeverisë, tubimi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Duke kujtuar periudhën e asaj kohe, Kurti ka thënë se Demonstratat e vitit 1981 kanë prodhuar një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81.

-Advertisement-

“Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë”.

“Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe”, tha kryeministri Kurti para të pranishmëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera