Lajme

Kurti takohet me senatoren amerikane Ernst

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 19 February 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me senatoren amerikane, Joni Ernst në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Twitter“, i pari i ekzekutivit ka thënë se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë
se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.

“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst. Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar kryenimistri Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera