Lajme

Kurti takohet me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, vlerësohet bashkëpunimi

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 30 November 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i Qeverisë me organizatat e shoqërisë civile, e veçanërisht me ato të grave.

Tutje thuhet se u theksuan mundësitë e angazhimit të përbashkët për të forcuar më tej zhvillimin ekonomik dhe për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave. U bisedua edhe lidhur me ligjin e punës, me fokus në dispozitat e lejes së lehonisë dhe asaj prindërore.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti ritheksoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim. Ai përmendi vendimin e sotëm për 1882 studente, vajza e gra që u shpallën fituese të bursave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM)”, thuhet në kumtesën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera