Lajme

Kurti takohet me përfaqësues të kompanisë që testoi qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit: Mund të shfrytëzohet pa asnjë kufizim në ngarkesë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 16 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se nga rezultatet e matjeve është konkluduar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991.

“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara. Për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara (prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera