Kurti takohet me përfaqësues të bizneseve në Baden-Württemberg, prezanton mundësitë që Kosova ka në të bërit biznes

Autori: Gazeta inFokus
22:28 | 15 November 2022
Me ftesë të Këshillit Ekonomik Wirtschaftsrat der CDU, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, zhvilluan një drekë punë më përfaqësues të kompanive anëtare dhe përfaqësues politikë të nivelit lokal dhe federal.
Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti, pasi prezantoi mundësitë që Kosova ka në të bërit biznes, ftoi të pranishmit që të vizitojnë vendin tonë për të parë nga afër përparësitë që ka për investimet e huaja.
Wirtschaftsrat der CDU është shoqatë e bizneseve gjermane që përfaqëson interesin e më shumë se 11 mijë kompanive të vogla dhe të mesme, si dhe kompanive multinacionale.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti po ashtu vizitoi Baden-Württemberg Stiftung. Baden-Württemberg Stiftung u themelua në vitin 2000 si Fondacioni Shtetëror me seli në Shtutgart.
Asetet janë rreth 2.3 miliardë euro. Nën moton “Ne dhurojmë të ardhmen”, ajo vë në dispozicion nga 35 deri në 40 milionë euro për programe dhe projekte bamirësie çdo vit, duke e bërë atë një nga fondacionet më të mëdha të së drejtës private në Gjermani.
Me të pranishmit aty, kryeministri Kurti diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit me mërgatën tonë në Baden-Württemberg nëpërmjet projekteve në fushën e shkencës dhe edukimit.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...