Lajme

Kurti takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, ja për çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 07 June 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë kanë njoftuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku është bërë e ditur se Kurti ka falënderuar ministrin Heappey për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat: të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit.

Kryeministri ju falënderua ministrit Heappey për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat: të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit.
Biseduan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

“Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ngritur e kanë arritur rezultate të larta dhe FSK-ja ka marrë pjesë tri herë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe, duke fituar njëherë medaljen e artë, një herë të argjendtën dhe njëherë të bronztën. Tani janë duke u bërë përgatitjet për pjesëmarrjen e radhës që mbahet në muajin tetor.
Duke biseduar për çështjet e sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus në Ukrainë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se i pari i qeverisë ka theksuar ndihmën për Ukrainën, ofrimin e strehimit për 5000 refugjatë dhe kushteve të punës për 20 gazetarë ukrainas, katër prej të cilëve tashmë janë vendosur në Kosovë dhe po vazhdojnë të merren me profesionin e tyre./Gazeta Infokus

Të tjera