Lajme

Kurti takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, kërkon më shumë investime japoneze në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 27 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, në rezidencën zyrtare të këtij të fundit.

Takimi është realizuar gjatë vizitës dyditore të kryeministrit Kurti në Japoni, me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin, Shinzo Abe.

Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka shkruar se kryekuvendarin e Japonisë e kanë falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe kanë shprehur interesim për investime japonoze në Kosovë.

-Advertisement-

“I shoqëruar nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, z. Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkëngjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera