Kurti takohet me kryesuesin e OSBE-së, Rau, flasin për progresin në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/ZKP-ZKM-15-7-2022-1-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:45 | 15 July 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbigniew Rau, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Në takim u diskutua për avancimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, si dhe paqen e sigurinë në rajon dhe Evropë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin për përkrahjen e Polonisë në misionin e KFOR-it, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe në rrugën e Kosovës drejt integrimit europian dhe euroatlantik.
Ai e njoftoi ministrin e jashtëm polak për progresin në një vit qeverisje, rritjen ekonomike prej 10,3 për qind të bruto produktit vendor, rritjen e investimeve të huaja direkte për 22 për qind, të hyrave tatimore për 54 për qind, rritjen e eksporteve për 83,6 për qind në fushat e procesimit të lëndëve të drurit, lëkurës, tekstilit, ushqimit, pijeve dhe të sektorit të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit.
Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat, tha ai, gjersa si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë përmendi pozitën e favorshme gjeografike, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit e politikën stabile fiskale.
Ai veçoi potencialin njerëzor që ka Kosova, e që bazohet në rininë kreative, dhe tha se nxitjen dhe përkrahjen e aplikuesve të inovacioneve dhe teknologjisë Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh si prioritet dhe rrugë drejt zhvillimit shoqëror dhe ekonomisë së qëndrueshme.
Kryeministri e potencoi edhe vendosmërinë e institucioneve të rendit dhe ligjit për luftimin e krimit dhe të korrupsionit, që siç tha ai, edhe presidenti i ShBA-së, Biden, i ka cilësuar rrezik për sigurinë kombëtare të çdo vendi.
Ministri Rau lavdëroi reformat progresiste dhe ruajtjen e harmonisë sociale, duke i vlerësuar si rrugën e duhur të qeverisë. Ai vuri theksin te raportet miqësore dhe domosdoshmëria e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve të kompanive polake. Ndërsa në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, shprehu gatishmërinë e organizatës për të ndihmuar në reformën zgjedhore.
Duke folur për sfidat në procesin e dialogut me Serbinë kryeministri Kurti theksoi qasjen e vazhdueshme konstruktive në dialog dhe gatishmërinë për të diskutuar për një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë dhe nga e cila përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
U potencua rreziku për destabilizim të rajonit pas invazionit dhe agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak në Ukrainë dhe të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që zhvillimet aktuale politike duhet të vëzhgohen me vigjilencë dhe gjithnjë në funksion të paqes dhe shpresës për të ardhmen.
Ministri i jashtëm i Polonisë, Rau, e përgëzoi kryeministrin Kurti për angazhimin dhe solidarititetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës, me vendosjen e sanksioneve dhe ofrimin e strehimit për 5000 refugjatë dhe 20 gazetarë ukrainas.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cila...
-
Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike
Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim p...
-
Ku mbeti premtimi për Policinë e Kosovës? S’ka sigurime për mbrojtësit e sigurisë së vendit
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëta...
-
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca,...
-
Përfundon testimi i maturantëve, MASHT del me njoftim për datën e publikimit të rezultateve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka...
-
Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshica ka komentuar masat e BE-së...
-
Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Anto...
-
Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive
Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë ver...
-
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë...
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...
-
ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet në disa raste joefikas e jotransparent
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të perform...
-
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj
Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj. Ai ishte po asht...