Kurti takohet me komandantin Corell, flasin për mbështetjen e ShBA-së ndaj FSK-së

Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 26 January 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell.
Duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai veçanërisht falënderoi shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë si dhe rolin rol kyç në të bërit e Kosovës kontribuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes.
Kryeministri ritheksoi se synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë.
U bisedua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në takimin e përbashkët, ku mes tjerësh ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, koloneli Ejup Maqedonci dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u theksua partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit.
Duke folur për Shërbimet Konsullore në Iowa, të hapura në maj të vitit të kaluar, u theksua se po ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
-
A e kundërshtoi Guxo koalicionin me NISMA-n? Kraki: Ka qenë diskutim i hapur
Deputeti i Listës Guxo, Nezir Kraki ka folur në lidhje me atë se a e ka kundë...
-
40-vjetori i Marrëveshjes së Shengenit, Gërvalla udhëton dejt Luksemburgut
Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Xavier B...
-
Su*lmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në
Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dor...
-
Ministri i Jashtëm izraelit: Lu*fta e Iranit kundër Izraelit filloi me sulmet e 7 tetorit
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar është shprehur se sulmi Iranit ishte...
-
Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka bërë të ditur se të gjitha misionet izrael...
-
PDK: ZRrE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin e Zyrës ...
-
Brenda operacionit izraelit “Luani në Ngritje”! Si kontrabanduan ar*më në Iran forcat speciale të Mossadit, ngritën fabrikë sekrete dronësh
Izraeli nisi një sulm të ashpër ndaj Iranit gjatë natës, duke goditur 100...
-
Aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve në veri
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listë...
-
Në Washington u fol për forcimin e bashkëpunimit ShBA – Kosovë
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndi...
-
Për një vit Kosova pranoi rreth 7 milionë vizitorë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë dhe ...
-
Vuçiq flet me Sorensenin në Pragë, thotë se është thelbësore kthimi te Asociacioni për vazhdimin e dialogut
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me emisarin e ...
-
Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan
Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur ...