Lajme

Kurti takohet me dy profesorët shqiptarë që ligjërojnë në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 29 July 2022

Kryeministri Albin Kurti i ka takuar dy profesorët shqiptarë që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Besnik Pulën dhe Gent Carrabregun.

“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore”, ka thënë Kurti.

“Ekonomia politike e teoria kritike, dhe, filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Washington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar”.

-Advertisement-

Kurti i quajti miq të moçëm të tij, por thotë se nuk e kritikojnë shumë pasi ata janë ndikues të mëdhenj politik te ai.

“Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera