Kurti takohet me delegacionin e bizneseve amerikane, i fton të investojnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
19:13 | 03 March 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi mirëpritën sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion të përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit Amerikan, Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Bankës Amerikane për Eksport-Import, Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë, General Electric, Honeywell, Emerson Electric, Siemens Energy, Advent Technologies, dhe Wethington International.
Ky delegacion udhëhiqej nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti vuri theksin te rëndësia dhe veçantia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.
I njoftoi për progresin ekonomik dhe demokratik në vend gjatë dy viteve të fundit, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë.
Si histori e dyfishtë e suksesit, e intervenimit të suksesshëm ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 dhe e bashkëdyzimit të demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është një histori në të cilën ia vlen të investohet, tha kryeministri Kurti.
Përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe tha se vizita e këtij delegacioni është në frymën e partneritetit, partneritet ky që është i fortë ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës dhe me prioritet për ShBA-të.
Kompanitë amerikane Honeywell, GE Power, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Wethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e këtyre kompanive prezantuan punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor.
Paraprakisht, delegacioni amerikan kishin zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila u kishte prezantuar atyre projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë dhe sektorë të tjerë në Kosovë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë ...
-
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Holandë sot dhe nes...
-
Ushtria izraelite rrëzon dy dronë që dyshohet se janë iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se dy dronë iu afruan territorit izraeli...
-
Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit para pak minutash
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku...
-
Tërmet në Shqipëri
Një tërmet ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Sipas faqes “EMSC”, ma...
-
Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasu...
-
Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...