Kurti takim virtual me kancelaren gjermane: Merkel mbështet programin e Qeverisë për drejtësi e punësim dhe liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 17 May 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel. Ai e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit, me rastin e zgjedhjes kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
Kancelarja e uroi kryeministrin për fitoren plebishitare dhe i dëshiroi suksese në qeverisje. Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë për drejtësi dhe punësim. Duke vënë në spikamë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, kancelarja nënvizoi projektin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, si mundësi për zhvillimin e bizneseve.
Kancelarja Merkel përgëzoi kryeministrin Kurti për menaxhim të mirë të situatës me pandeminë në këto javë të qeverisjes dhe shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.
Kryeministri konfirmoi përkushtimin për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmjet investimeve të përbashkëta të afaristëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani.
Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja theksoi se është duke shikuar me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës.
Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti përsëriti se duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidhë kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kryeministri dhe kancelarja u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se rezultati i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008, shtoi kryeministri Kurti.
Ata biseduan edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Në pritje të Samitit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti theksoi se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit.
Më tej, kryeministri kërkoi nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës. Tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara.
Kancelarja Merkel rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...