Lajme

Kurti sulmon Prokurorinë, i quan “kërmij” dhe “lepuj të shpejtë”, merret personalisht edhe me Blerim Isufajn

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 29 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë prokurorinë, për siç thotë ai “nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvivizjen Vetëvendojse”, por “reagojnë shpejt kur VV bën ndonjë gabim të aluduar procedurial”.

Madje, Kurti  prokurorët e Kosovës, i ka quajtur si “kërmij”, dhe “lepuj”.

Gjatë paraqitjes në KTV, të dielën, ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti pretendon se Prokuroria nuk po vepron.

-Advertisement-

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

Përpos sulmeve ndaj prokurorisë, Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar.

Për këtë Kurti përmendi si “Blerim Isufajn”, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, përkundër se është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Për Kurtin, Isufaj është “regjistor i pamjes kur Kurti hynë në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.

Madje, Kurti beson se nëse Isufaj bëhet kryeprokuror atëherë nuk ka shpresë për drejtësinë.

“Vështirësit i kemi me kryeprokurorin e Shtetit që në krye është Blerim Isufaj. Fiks para një viti ai doli publikisht e na tha se është hequr urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit, tre muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Në krye të KPK-së kemi një kësi lloj njeriu. Prokuroria s’është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Kupola e saj. Krejt këta prokurorë kanë të drejtë të bëhen kryeprokurorë, por po na thonë o Blerim Isufaj o askush tjetër. Për drejtësinë, nëse bëhet kryeprokuror Blerim Isufaj, largqoftë, ose dikush si ai, atëherë s’ka shpresë për drejtësinë”, ka thënë Kurti./Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera