Lajme

Kurti sot ndahet nga SHBA, vazhdon drejt Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 23 May 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters, njofton zyra e tij.

Siç njofton zyra e kryeministrit Kurti, aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kurti ka qëndruar për më shumë se dy javë në vizitë në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera