Lajme

Kurti sot do të jetë folës në Trinity Term në kuadër të Unionit të Oksfordit

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 06 June 2022

Kryeministri Albin Kurti sot do të jetë folës në eventin Trinity Term që është i organizuar në kuadër të Unionit të Oksfordit.

Ai do të flasë nga ora tre e pasdites, këtë e ka bërë të ditur Unioni i Oksfordit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Nga Qeveria e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë për këtë ngjarje, dhe nuk dihet nëse Kurti do t’i drejtohet masës virtualisht apo do të jetë prezent atje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera