Lajme

Kurti: S’kam ndërmend të marrë kompensim për kontributin në luftën çlirimtare

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 09 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një ngjarje sot të organizuar në EULEX, ka folur për media rreth çështjes së shumë diskutuar, atë të kontributit të tij në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti ka thënë se as kompensimin si ish-i burgosur politik e as kompensimin për kontributin e tij në luftën çlirimtare.

“Unë kam punuar në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të UÇK-së, z. Adem Demacit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty, koletktivisht u patëm regjistruar. Dhe me këtë rast dua të theksoj që as atë kompensimin si ish-i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare, nuk e kam pasur, e as nuk kam ndërmend t’i marr”, ka thënë Kurti kur është pyetur për atë nëse është veteran i UÇK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera