Lajme

Kurti: S’ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 23 June 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës.

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

-Advertisement-

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera