Kurti: S’ka rëndësi nëse iu duka dikujt i rrezitur, seanca ishte e suksesshme

Autori: Gazeta inFokus
18:22 | 14 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur votimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshëm duke thënë projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe se të rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit.
Në përgjithësi, Kurti e ka quajtur të suksesshme seancën e sotme ku është miratuar Projekt-kodi i Procedurës Penale dhe Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë.
Ai tha se është e parëndësishme nëse dikujt i është dukur i rrezitur, duke aluduar kështu te shefi i GP të LKD-së, Arben Gashi, që iu referua qëndrimit të gjatë të kryeministrit në Greqi.
“Ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
Me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ecim bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil (pa dënim) të pasurisë që nuk justifikohet dot. I falenderoj deputetët e Kuvendit për këtë votim me të cilin iniciuam themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë. Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar.
Në seancën e sotme gjithashtu është miratuar Projekt-kodi i Procedurës Penale. Projekt-kodi është hartuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare i cili përveç përmirësimit të procedurave penale, do t’i kontribuojë tutje ndjekjes dhe ndëshkimit të rasteve korruptive. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar të drejtave të palëve në procedurë, në veçanti të drejtave të palëve të dëmtuara apo viktimave.
Ndërkaq Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë, i miratuar sot, parasheh reformimin e pakos së ligjeve anti-korrupsion dhe avancimin e këtij segmenti të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, përmes së cilit do të mundësohet krijimi i një klime ku parandalohet dhe luftohet korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm nga këto kategori.
Me fjalë të tjera, ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë.
Të tjera
-
Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë...
-
Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta ...
-
Stuhitë “apokaliptike” godasin Europën, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkak...
-
Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arb...
-
Jepet alarmi në Krime, rusët i frikësohen raketave HIMARS, shpërthime pranë urës së famshme në Krime
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të t...
-
Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në m...
-
SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po e vëzhgojmë dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdo...
-
Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjet...
-
Çitaku: Kryeministri Kurti në Bruksel nuk përfaqëson LVV-në
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëves...
-
Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeminis...
-
Zhdukja e biznesmenit, personat që u arrestuan sot janë vëllau e kunata e të dyshuarit për rrëmbim
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se janë ndaluar dy persona lidh...
-
Të shtëna më armë zjarri në Krujë, dyshohet se ka viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte...