Lajme

Kurti: Shteti serb i grumbulloi të burgosurit në Dubravë për t’i pushkatuar

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 22 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Burgu i Dubravës ishte grumbullim i të burgosurve politik, me ç’rast Serbia synonte vrasjen dhe pushkatimin e tyre.

Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, Kurti u shpreh se kjo kategori nuk mund të anashkalohet e të moskujtohen.

“Përtej të dhënave na shtrohet edhe një problem se si duhet të lexohen këto masakra, vrasje e burgosje. Një nga mënyrat për ta kujtuar historinë e Kosovës është për të lexuar për burgosjen sipas rendit juridik”.

-Advertisement-

Kryeministri i vendit tha se shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 900 të burgosur politik dhe i solli në Dubravë për t’i pushkatuar.

“Të burgosurit politik shqiptar ishin një kategori në vete që nuk mund të injoroheshin. Shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 900 të burgosur politik e i solli në Dubravë për t’i pushkatuar. Këtë burg e bëri një far kampi i të burgosurve politik”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera