Kurti: Shqetësohemi se largimi i barrikadave nuk mund të përjashtojë pasojat
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 20 December 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, Kurti ka shtuar se shqetësimi i tyre është “se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat, andaj ka shtuar ai, kjo është arsyeja pse po veprojnë me shumë kujdes.
“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”, citohet të ketë thënë Kurti nga mediumi britanik The Guardian.
“Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë tutje Kurti.
Ai ka shtuar se edhe SHBA-ja dhe BE-ja pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.
“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet mes Beogradit dhe Moskës. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”, citohet të ketë thënë Kurti.
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe njëmbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.
Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë, nëntë në total.
Të tjera
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...