Kurti shprehë mirënjohje për Bankën Botërore dhe FMN-në për mbështetjen e Kosovës drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 29 June 2023
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka organizuar pritje për përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Në këtë pritje, Kurti ka shprehur mirënjohje për Grupin e Bankës Botërore dhe FMN-në për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për Grupin e Bankës Botërore dhe FMN-në për mbështetjen e tyre të çmuar në rrugëtimin e Kosovës drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ne e njohim rolin kritik që luajnë këto institucione në ofrimin e ekspertizës teknike, asistencës financiare dhe këshillave për politikat për vendet që përpiqen për përparim socio-ekonomik, si dhe përparimin shumë të prekshëm që rezulton nga kjo punë”, tha kryeministri Kurti.
“Jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të përmirësojnë mjedisin tonë të biznesit, do të tërheqin investime të huaja dhe do të nxisin inovacionin. Qeveria jonë është e vendosur të sigurojë transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të mirë në të gjithë sektorët. Duke vepruar kështu, ne synojmë të krijojmë një mjedis që promovon rritjen e sektorit privat, përmirëson kushtet për ndërmarrësi dhe nxitë një ekosistem ku idetë mund të lulëzojnë”, tha kryeministri. Ai tha se Kosova është e përkushtuar për të përqafuar burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe dekarbonizimin”, citohet të ketë thënë Kurti.
Komunikata e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen për Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në pritjen e organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Qendrore e Kosovës për përfaqësuesit e lartë nga konstituenca e Kosovës në këto dy institucione.
Në këtë pritje, kryeministri Kurti tha se është nder dhe privilegj të mirëpresë në këtë mbrëmje përfaqësuesit nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, prezenca e të cilëve simbolizon angazhimin dhe bashkëpunimin mes vendeve dhe me institucione me famë si Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se ky organizim i sontëm është jo vetëm për të festuar qëllimet dhe aspiratat e përbashkëta, por edhe për të krijuar lidhje më të forta që do të nxisin zhvillimin dhe përparimin e qëndrueshëm.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për Grupin e Bankës Botërore dhe FMN-në për mbështetjen e tyre të çmuar në rrugëtimin e Kosovës drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ne e njohim rolin kritik që luajnë këto institucione në ofrimin e ekspertizës teknike, asistencës financiare dhe këshillave për politikat për vendet që përpiqen për përparim socio-ekonomik, si dhe përparimin shumë të prekshëm që rezulton nga kjo punë”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti theksoi se vitet e fundit ne kemi bërë përparime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë, ai tha se jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë. Ai theksoi përkushtimin për rritjen e qëndrueshme ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe çrrënjosjen e varfërisë, si shtytësit kryesorë për arritjen e qëllimeve afatgjata.
“Jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të përmirësojnë mjedisin tonë të biznesit, do të tërheqin investime të huaja dhe do të nxisin inovacionin. Qeveria jonë është e vendosur të sigurojë transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të mirë në të gjithë sektorët. Duke vepruar kështu, ne synojmë të krijojmë një mjedis që promovon rritjen e sektorit privat, përmirëson kushtet për ndërmarrësi dhe nxitë një ekosistem ku idetë mund të lulëzojnë”, tha kryeministri. Ai tha se Kosova është e përkushtuar për të përqafuar burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe dekarbonizimin.
Të tjera
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...