Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Lepenc: Shkëlqimit që mbijetoi i uroj forcë për ta përballuar dhimbjen

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 18 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sapo është njoftuar se është gjetur vetura që ka rënë mbrëmë në lumin Lepenc në Shkup, me trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë Shkëlqimit i cili ka mbijetuar nga aksidenti dhe forcë për ta përballuar dhimbjen për humbjen e prindërve dhe vëllait.

Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat Pacolli e Visoka, derisa ka thënë se ngjarje të tilla prekin thellë secilin prej nesh.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë.

Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre.

Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh.

Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera