Lajme

Kurti shpalos detaje nga ardhja e kamionëve ushtarakë, 5 sosh janë donacion

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 Mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje të reja lidhur me ardhjen e kamionëve ushtarakë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar se nga këto 15 kamionë, dhjetë janë blerë me buxhet të shtetit, kurse pesë sosh janë donacion.

“Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë”, thuhet ndër tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë:

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy