Kurti shkruan në librin e zisë për vdekjen e Shinzo Abes
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 14 July 2022
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ë librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, ka shkruar disa rreshta për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe i cili u vra ditë më parë.
Ai u prit nga ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani, të cilit i shprehu ngushëllime.
Në librin e zisë, Kurti ndër tjerash kujtoi një nismë të Shinzo Abes për Ballkanin.
Puna e z.Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë, njofton Zyra e Kryeministrit
Shkrimi i plotë i Kurtit në librin e zisë:
Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Puna e zotit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.
Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të z. Abe si kryeministër. Nisma e tij për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë. Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera.
Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të.
Të tjera
-
Sot maratona e kryeqytetit ”Vrapo pa kufi”
Me moton ”Vrapo pa kufi”, Federata Atletike e Kosovës organizon sot edicionin...
-
Fushë Kosovë: Raportohet se janë zhdukur dy fëmijë
Dy fëmijë raportohet se janë zhdukur në Fushë Kosovë. Rastin në polici e k...
-
E ṭhẹri me ṭhikë në dorë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Një person u ther me thikë në dorë gjatë një përleshje që ndodi të dielën rre...
-
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar s...
-
Vëllezërit e rrạhën dhe e mbyllën motrën në dhomë për një muaj në Deçan, arrestohen – njëri sụlmọi policinë
Dy burra janë arrestuar në Deçan pasi rreth një muaj më parë dyshohet se kish...
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Sot mblidhen liderët botërorë, merr pjesë edhe Osmani
Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së ...
-
Prishtinë, një burrë gjendet pa shenja jete në objektin ku punonte si roje
Një burrë është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Rast...
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...