Lajme

Kurti: Shkëmbimi i territoreve do të thotë luftë e re

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 19 February 2018

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dhënë intervistë për gazetën beogradase DANAS. Ai ka folur për mundësinë e këmbimit të veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, dialogun Kosovë-Serbi, Gjykatën Speciale, vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kurti i pyetur për këmbimin e territorit ka thënë se kjo është ide e politikanëve serb të cilët i shohin territoret si pronë private ndërsa ka shtuar se të flasësh për ndarje dhe ndërrim territoresh do të thotë të përgatitesh për luftë të re. E rreth negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel, Kurti ka thënë se qëllimi i vërtetë i Serbisë është të përfitojë të fitojë territor, shkruan Infokusi.com

Lideri i VV-së, ka shtuar se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe diskriminuese për shqiptarët ndërsa Kosovës i duhet vetëm forcimi i gjykatave vendorë me gjykatës vendorë. Ndërsa për vrasjen e Ivanoviqt ka thënë se është qërim hesapesh.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë intervistën e Kurtit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera