Lajme

Kurti shkarkon vëllaun e kryesindikalistit të Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 24 November 2021

Lulzim Syla është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut edhe pse të njëjtit gjatë këtij viti i ishte zgjatur mandati edhe për katër vite.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti.

Në po këtë datë në mbledhjen e mbajtur nga ish-Qeveria Hoti, ishte marrë vendim që t’i vazhdohet mandati Sylës për katër vite.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, vetë Syla.

Ai shkurt tha se për shkarkimin e tij është informuar nga mediat dhe se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore.

“Unë u informova nga mediat, nuk kam asgjë zyrtare, por do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore”, tha ai.

Lulzim Syla është vëllai i Kryesindikalistit të Shëndestësisë, Blerim Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera