Lajme

Kurti shkarkon edhe një drejtor të cilit Haradinaj ia kishte zgjatur mandatin

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 29 December 2021

Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Fidaim Sahitin, drejtor i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, të cilit Ramush Haradinaj sa ishte Kryeministër, ia kishte zgjatur mandatin, shkruan Gazeta Infokus.

Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Fidaim Sahiti iu kishte zgjatur mandati në këtë detyrë më 22 janar, 2020 me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Megjithatë, shfuqizimi i vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj, heqë Fidaim Sahitin nga pozita e drejtorit të ShGjK-së rreth dy vjet para skadimit të mandatit të tij./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera