Lajme

Kurti shënon hyrjen e tretë brenda dy viteve në Pallatin Elysee, e numëron si arritje

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 10 November 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka shënuar si arritje vizitën e tij të tretë sot në Pallatin Elysee.

Ai sot, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ka takuar presidentin francez Emmanuel Macron, të cilin e ka falënderuar për propozimin franko-gjerman, që mund të shërbejë si bazë e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“U ktheva në Elysee, hera e tretë në dy vite. E falënderova Presidentin Emmanuel Macron për propozimin franko-gjerman si një bazë e mirë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe Presidenti Macron ka konfirmuar mbështetjen e tij për paqe dhe siguri”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera