Lajme

Kurti: SHBA rol të jashtëzakonshëm në bisedime, ata po komunikojnë me Brukselin

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 22 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ngjarjet e djeshme dhe ato të orëve të vona ku e shtyu vendimin për 48 orë për targat ilegale serbe.

Ai ka thënë para gazetarëve se roli i SHBA në dialog është i jashtëzakonshëm duke falënderuar ambasadorin e SHBA në Kosovë Jeff Hovenier.

Kurti sërish këtu ka kritikuar përfaqësuesi ne lartë të Bashkimit Europian Josepf Borrel sipas të cilët ai qysh dje në Bruksel e braktisi propozimin franko gjerman.

-Advertisement-

“Sidomos Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë pozitiv, konstruktiv, tash ai po bënë përpjekje maksimale, pra SHBA e sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin dhe që prej se perëndoi takimi i fundit atje 8 orësh në kuadër të bisedimeve, unë nuk kam komunikuar me Borrelin dhe e ritheksoi me keqardhje se ai e braktisi propozimin franko gjerman, propozimin e BE duke thënë se duhet ta kemi një dakordim për targat, nuk mjafton dakordimi për targat….”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera