Kurti: ShBA dhe BE aleatë të pakontestueshëm, i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 04 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë për emisionin e mëngjesit në BBC Radio ka thënë se ShBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten aleatë të pakontestueshëm të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, siç thotë kreu i Qeverisë pavarësisht kësaj “nuk mund t’i dorëzojmë Republikën tonë, milicisë fashishte”.
“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit është pyetur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve e parakohshme, Kurti ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.
Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë se “mund të rishikojmë”.
“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg”, u shpreh Kurti.
E për këtë të fundit, ka folur sot edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar i cili ka thënë se Kryeministri Kurti duhet të largojë kryetarët dhe Policinë e Kosovës nga objektet komunale në veri.
Tutje ai ka shtuar se gjithashtu duhet të nisin urgjent diskutimet për themelimin e Asociacionit.
“Kurti duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar për “BBC Radio”.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...
-
Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit
Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zj...
-
Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët
Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike...
-
Muharremi ironizon LVV-në për njoftimin e subvencionimeve: Paska ba pare LVV pasi që po shpërndanë subvencione
Njohësi i çështjeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuat partinë në pus...
-
Rruga “Tahir Zajmi” në Prishtinë bëhet me ndriçim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “T...
-
Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë
Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Inst...
-
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nxit krerët shtetërorë në Kosovë q...