Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ringun e boksit, jo në kufi
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 25 October 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalesën që e ka bërë Serbia sportistëve të Kosovës në kufirin mes dy shteteve.
Një ekip i boksierëve që përfaqësojnë Kosovën ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, por është përballur me një situatë aspak normale në kufi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili ka treguar se serbët nuk i kanë lënë të kalojnë kufirin.
Kurti thotë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ring e jo në kufi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të reagojë për atë që ka ndodhur.
“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi”, tha ai.
“Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shtoi Albin Kurti në rrjetin social Twitter. /Express/
Të tjera
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
“Ju besua siguria e gjithçka tjetër fakultetit të një shteti tjetër”. Ga...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...