Kurti: Serbia reagoi me forcë për veriun, përdori tanke e aeroplanë ushtarakë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 29 September 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim gjatë ditës së sotme Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan Gazeta Infokus.
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në takim ka njoftuar Ursula von der Leyen, se Serbia ka reaguar me forcë pas masës së reciprocitetit në targa.
“E njoftova për gjendjen në vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinë, ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë edhe tanke, automjete të blinduara e luftarake, përveç këtyre ka angazhuar aeroplanë ushtarakë të prodhimit rusë”, tha Kurti
Kryeministri ndër të tjera tha se sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë kanë ardhur pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kam kërkuar të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës, e ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...