Lajme

Kurti: Serbia po tenton t’i frikësojë serbët në veri të mos marrin pjesë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 18 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill.

Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.

-Advertisement-

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

“Unë i ftoj që të gjithë këta që kanë të drejt vote që të dalin dhe të votojnë. Ne nuk kemi informacione të cilat do të na bëjnë të mendojmë që po përgatiten pengime të këtij procesi përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi”, ka thënë Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë pas vendosjes së gurëthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera