Lajme

Kurti: Serbia ka shkelur 8 nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, kërkojmë nga BE-ja të reagojë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 11 January 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për shkelen e Marrëveshjes Bazike.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar tha se Serbia ka shkelur 8 nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti ka kërkuar nga BE-ja që të reagojë, derisa tha se Kosova insiston në nënshkrim të marrëveshjes si garancë për respektim të saj,“Ne dëshirojmë marrëdhënie normale me Serbinë dhe marrëdhëniet normale për neve janë marrëdhëniet evropiane të fqinjësisë së mirë sepse kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë dhe po ashtu që paraqet edhe synimin tonë por edhe fatin tonë. Më 27 shkurt jemi dakorduar për Marrëveshjen Bazike, më 18 mars për Aneksin e zbatimit. Problemi është që nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia dhe ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe moshkelje të saj. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar që të ketë nënshkrim i marrëveshjes. Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes dhe kërkojmë nga BE-ja që si një arbitër gjithmonë të reagojnë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen, e fatkeqësisht ato janë të shumta edhe s’janë të vogla”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ndërkaq kryeministri i Irlandës tha se vendi i Kosovës është në BE, dhe se shpreson që kjo të ndodhë sa më parë.

Ai shtoi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet duhet të hiqen.

“Ne mendojmë se masat që janë vënë ndaj Kosovës duhen të hiqen dhe ky është një pozicion që ia kam shprehur edhe kryeministrit dhe është shumë me rëndësi që komunat të zgjedhin kryetarët e rij, të zgjidhen në mënyrë demokratike”, tha Leo Varadkar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera