Kurti: Serbia ka pranuar të trajtoj Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, kjo është njohje “de facto”
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 23 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka raportuar për takimin në Ohër, të mbajtur më 18 mars 2023.
Kurti shtoi se për herë të parë që nga fillimi i dialogut normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.
“Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re, dhe jam i bindur sjell një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Marrëveshja bazë për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 nene dhe një preambulë, dhe aneksi shton 12 pika të tjera. Ja vlente mundimi sepse arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtave themelore që e karakterizojnë një shtet të konsoliduar ndërkombëtarisht, sovran dhe me integritet territorial, shkruan Telegrafi.
“Serbia ka pranuar ta trajtoj Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me marrëveshjen Serbia gjithashtu është zotuar që të mos kërcënoj me përdorimin e forcës dhe tu jap fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar këtë megjithëse unë ende nuk do ti besoja Serbisë për këtë”, tha Kurti.
Kryeministri deklaroi se “tuneli është ende i gjatë por unë i besoj që atij po i vie fundi”
Ai tha se aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës, por se a do ta arrijnë një gjë të tillë “unë nuk kam shumë shpresë”.
Kurti theksoi se Serbia nuk mund të pretendojë që përfaqëson ndërkombëtarisht shtetin tonë apo atë që ndodh brenda territorit tonë.
“Serbia duhet të mos kundërshtoj anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare, apo të bllokoj rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Duhet të ketë njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore. Kjo është njohje “de facto” e vendosur në formë të shkruar dhe më një status të pakthyer sepse BE dhe SHBA janë garantor për përhershmërinë e saj kohore”, tha Kurti. /Telegrafi/

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...


































