Lajme

Kurti: Serbia e vetmja në Evropë që përdorë armë kineze duke shfaqur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 21 November 2023

Kryeministri Albin Kurti thekson se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë, e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin social X ka dhënë detaje rreth armëve kineze të përdorura nga ushtria serbe.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe, të dielën, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se “në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë” dhe se “Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Artmotion: Jemi të Kosovës, nuk i kemi shkelur ligjet e Kosovës, shpifësit do të përballen me ligjin

Të tjera