Lajme

Kurti: S’e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 30 June 2023

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se Kosova nuk është duke e forcuar ushtrinë e saj për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten.

Këto komente ai i ka bërë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera