“Kurti s’do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para zgjedhjeve të 9 shkurtit”
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 28 September 2024
Përkundër kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë ndaj Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një gjë e tillë sipas analistëve politik nuk do të ndodh. Siç thonë ata, nëse kryeministri Albin Kurti do të dërgonte draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese, para zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të ishte vetëvrasje politike.
Analisti politik, Visar Ymeri, thotë se për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit, s’do të ketë asnjë hap konkret në drejtim të themelimit të Asociacionit, pavarësisht kërkesave të aleatëve perëndimor.
“Edhe për shkak të zgjedhjeve mendoj se s’do të ketë hapa konkret edhe pse unë mendoj se Kosova është dashur t’i marrë hapat e vet shumë më herët…Nuk besoj se do të bëjë para zgjedhjeve zotëri Kurti pasi nuk e bëri as për Këshillin e Evropës, ishte e njëjta kërkesë, por prapë do të kërkohet për Këshillin e Evropës. Një gjasë e dytë për Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës do të jetë prapë muaji maj 2025. Ambasadori gjerman e tha se kjo është në tavolinë bashkë edhe me kërkesën. Anëtarësimi i Kosovës është në tavolinë por nuk do të ndodh ky votim pa e nis procesin e themelimit të Asociacionit, që nënkupton dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese”, thekson Ymeri.
Një gjë të tillë nuk e pret as analisti tjetër politik, Artan Demhasaj, i cili deklaron se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese në prag të zgjedhjeve, do të ishte vetëvrasje politike e Kurtit.
“(Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese) Duket e pamundshme për shkak se do të ishte një goditje e madhe politike që partia që është në pushtet ia bënë vetës së saj. Një problem siç është Asociacioni, që LVV-ja e ka kritikuar shumë sa ka qenë në opozitë dhe tash në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë do të ishte një vetëvrasje e madhe politike për LVV-në. Ndoshta edhe presioni më i madh ndërkombëtarë po të vihej tash në drejtim të Kosovës unë mendoj se qeveria në krye me Albin Kurtin nuk pranon me implementu atë pikë të marrëveshjes”, thotë Demhasaj.
Ndërkaq, analisti, Artan Muhaxhiri, thotë se në muajt në vijim s’pret të ketë progres në dialog nga asnjëra palë, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit.
“Dialogu është krejtësisht i bllokuar dhe si i tillë do të mbetet edhe për një kohë të gjatë derisa s’do të ketë vullnet as nga Kosova dhe as nga Serbia që të bëhen hapa të rëndësishëm. Dialogu është shndërruar në një formalitet, ku kohë pas kohe ka ndonjë takim por asgjë substanciale. Të dy palët nuk kanë vullnet që t’i pranojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Aty është e gjithë baza dhe me këto lojërat mediokre ballkanike s’mund të ketë asnjë progres të mirëfilltë”, deklaron Muhaxhiri.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, gjatë kësaj jave kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit, duke dërguar draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në Gjykatë Kushtetuese./E.Zeqiri/
Të tjera
-
Sfidat e rrezikshme, kërkohet mbyllja e Tik Tok-ut dhe futja e edukimit medial në shkolla
Fenomeni i vetëlendimi tek disa nxënëse në shkollat në Kosovë ka alarmuar të ...
-
Hapet sot edicioni i dhjetë i Shkollës Diplomatike
Sot nga ora 09:30 do të bëhet hapja e edicionit të dhjetë të Shkollës Diploma...
-
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun një marrëveshje
Ministri bullgar i Kulturës, Nayden Todorov, do të qëndroj sot për vizitë në ...
-
PDK-ja nuk vendos vija të kuqe për koalicionin me VV-në, Haliti tregon “kushtet”
Partia Demokratike e Kosovës nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti politike...
-
Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtrinë po e lëshojnë ata që s’e përballojnë disiplinën
Ministria e Mbrojtjes ka justifikuar largimin e 251 ushtarëve nga Forca e Sig...
-
Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Zurich
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbisedua...
-
Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë takon Osmanin e Kurtin
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këtë javë do ta nisë ...
-
O’Brien dhe Eichorst sot në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin
Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien...
-
Fadil Geci dëshmon sot në Speciale për Komunikatën 59
Halil Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ...
-
Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sulmin në Banjskë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Bashki...
-
Moti sot me diell
Kjo javë parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike. Sipas Instituti...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...