Lajme

Kurti s’do që të përzihet në zgjedhjet në Amerikë, ka një shpjegim interesant

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 29 October 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen më 5 nëntor të këtij viti.

Kurti tha se do që fillimisht t’i sheh rezultatet e zgjedhjeve atje dhe kandidatin që fiton, pasi siç tha, nuk “do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat”.

“Nuk kam ndonjë gjë tjetër që të them, t’i shohim rezultatet, t’i shohim përzgjedhjet e kandidatit që fiton. Nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat se ‘nëse fiton ky, e nëse ai kur të fiton, se nuk po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin që s’po e dimë a e zgjedh, e pastaj kur të zgjedhë, nëse e zgjedhë ai që fiton, që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë’”, tha Kurti.

-Advertisement-

Tutje, Kurti tha se nuk do të hynte në këtë temë, sidomos pasi zgjedhjet në Amerikë janë afër dhe se “kjo është foltorja e kryeministrit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera