Lajme

Kurti: Sali Çekaj, hero në vepër dhe hero i shpallur i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 19 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24 vjetorin e rënies e ka kujtuar komandantin e UÇK-ës, Sali Çekajn.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Sali Çekaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

“Emri i Sali Çekajt shfaqet në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe të organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë viteve të ’90-ta, Çekaj kontribuoi intensivisht në shtrirjen dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë”.

-Advertisement-

“Aktivist politik, ushtarak, organizator mobilizues dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj rezulton të jetë një nga profilet më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera