Lajme

Kurti rreth Ligjit për KPK-në: Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën më tepër sesa po e interpreton

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 20 April 2023

Kryeministri Albin Kurti ka ngritur dyshime mbi punën e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se institucioni më i lartë kushtetues në vend me aktgjykimet e saj është duke bërë rishkrimin e aktit më të lartë juridik.

“Sa i përket Ligjit për KPK-në që e ka votuar kuvendi, e kemi marrë dritën jeshile nga Komisioni i Venedikut, OJQ-të, ambasadat e kanë mirëpritur dhe Gjykata Kushtetuese mendon dhe vendos ndryshe”, është shprehur Kurti në kuvend, njofton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Uroj të jem gabim por faza që ka nis më herët dhe po vazhdon edhe ditës së sotme, me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, është ajo e rishkrimin të Kushtetutës më shumë sesa e interpretimit të saj”.

“Koha do ta dëshmojë këtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera