Lajme

Kurti rrëfen te Myftiu: Një herë e mbaj mend, shumë moti është kjo, nuk di sa vjet i kam pasë, ndoshta 4-5…

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 16 June 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në selinë e BIK’ut, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti i tregoi Tërnavs për një ngjarje kur ishte i vogël.

“Një herë e mbaj mend, shumë moti është kjo, nuk e di sa vjet i kam pasë, nashta 4, nashta 5… Tu na shpjegu gjyshja qysh 1/3 duhet me ia jep kojshive e tanve, 1/3 ni familjes të varfër ma larg e me e mbajt vec 1/3. Mu doke interesant. Një vajzë e tezës tha gjyshe pse Bajrami i Madh, se thojshin bajrami i madh bajrami i vogël, jo Fitër e Kurban Bajrami, pse Bajrami i madh tri ditë e bajrami i vogel katër. Përgjigjen e gjyshes nuk e harroj,bajrami i madh është mas Ramazanit e nuk duhet me tepru e bajrami i i vogël për me nda me tjertë, sa ma gjatë aq ma mirë”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera