Lajme

“Kurti rinisi dialogun pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë dhe pa një platformë”

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 01 May 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka rinisur dialogun pa vendosur reciprocitetin me Serbinë dhe pa një platformë, apo strategji.

Duke komentuar konferencën e përbashkët të kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borell, Hoxhaj përmes një statusi në “Facebook”, tha se Kurti ra dakord të hyjë në negociata për autonomi për serbët në Kosovë dhe ta zhbëjë planin Ahtisaari që mundësojë pavarësinë e Kosovës.

Kështu festohej 1 maji në Gërmia kur s’kishte pandemi

-Advertisement-

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera