Kurti: Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare

Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 05 October 2022
Me ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve, është përmbyllur projekti i zbatuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në zyrën e kryeministrit, mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, nga i cili kanë përfituar përvojë të punës praktike në institucione 100 të reja e të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare e në angazhimet tona publike, sepse zhvillimi ynë i ardhshëm varet shumë prej asaj se si e ndihmojmë dhe e trajtojmë rininë tonë, duke mos harruar që mosha mesatare në Republikën e Kosovës është vetëm 31 vjeç”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ritheksoi se qeveria është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim e punësim, me politika të ndryshme, siç është ajo e lansuar gjatë verës “një i punësuar në çdo familje”. Ashtu që asnjë familje në Kosovë të mos ngelet pa e pasur së paku një të punësuar.
“E përderisa po jetësojmë skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e projekteve të organizatave rinore”, ka shtuar ai.
Kurti theksoi se për shtimin e vendeve të punës dhe zbutjen e pabarazisë mes të rinjve, nga ky vit shkollor kanë filluar me ofrimin e arsimit dual në katër profile, për ta lidhur tregun e punës, pra nevojat e tregut të punës me planprogramet, me kurrikulat e sistemit arsimor, përkatësisht të aftësimit dhe arsimimit profesional.
Për këtë qeveria thotë se ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1000 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit.
Për të mbyllur hendekun ekzistues gjinor në profesione, në vitin akademik 2021/2022, qeveria thotë se janë ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, apo siç njihet ndryshe STEM.
Në këtë ceremoni u theksua se qeveria dhe institucionet janë të fokusuara për të zhvilluar plane e programe më të mira, për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të rinjtë e të rejat, për të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre, e të vendit.

Të tjera
-
Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë...
-
Bashkëluftëtari i bën thirrje Limajt: Mos u rreshto me VV-në, se bëhesh armik me krahun e luftës
Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adre...
-
Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj
Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje t...
-
Banorja e Ferma Vip: Vëllain e kam fetar, nuk kam shumë komunikim me të për shkak të tatuazheve që kam
Banorja e FermaVip, Nur Alkhazali ka bërë një rrëfim emocionues në këtë reali...
-
Miliarderi i parë shqiptar s’duket si pronar, mund ta ngatërroni me një blerës – çfarë shkruan Forbes për Samir Mane
Samir Mane iku nga regjimi komunist i Shqipërisë në fillim të viteve ’90 dhe ...
-
Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës
Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të...
-
Haxhiu: VV-ja po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëviz...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të...
-
Rama kritikon ashpër qeverinë për bllokim të projekteve në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa pro...
-
Syla: Kunati i Albulenës ka hasmëri me familjen Limaj – a po bën hajgare Kurti?
Analisti Valon Syla duke diskutuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës deklaroi n...
-
Bllokada e Kuvendit, Haradinaj e bën përgjegjëse LDK-në
Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke fol...
-
Kapet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim për keqpërdorim detyre – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro
Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte...