Lajme

Kurti: Republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë më e fortë, më e lirë dhe demokratike

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 17 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerëson se ky përvjetor e zë Kosovënm me pasaportën e saj të fuqishme, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Kurti, mes tjerash, ka thënë se që republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë më e fortë më e lirë dhe demokratike.

“Gëzuar e urime pavarësia e Kosovës, para një muaji përkujtuam 25 vjetorin e masakrës së Recakut, pas tre jave përkujtojmë 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare. Pas katër muajsh do të shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, rezistenca dhe çlirimi i paraprijnë pavarësisë, të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë sot përmes institucioneve të shtetit zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratike e shoqëror”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

“Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende dhe gjithashtu në aspektin ekonomik e demokratik e sigurisë, mund të themi që republika jonë e përbashkët nuk ka qenë asnjëherë më e fortë më e lirë dhe demokratike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera