Kurti replikon me opozitën rreth deklaratës për luftë: Kam thënë mund të ketë, dëgjojeni intervistën deri në fund sepse ka qenë akuzë ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 22 September 2022
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po vazhdon debati për grevën në arsim, ka pasur replika në mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të opozitës.Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur replikës së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila ia përmendi deklaratën për luftën, iu drejtua se “ajo ka qenë akuzë ndaj Serbisë.
“E dimë që për fjalime je ekselencë dhe nuk ta kalon askush. Me qenë kryeministër nuk më kish zënë gjumi tu mëndu çka je tu ju ba shkollave publike. Në vend që të frikësosh popullin se do të ketë luftë në Ballkan që vëmendja me u shpërqendrua prej grevës. Me këto deklarata po e dëmton subjektivitetin e Kosovës”, iu drejtua Kadrijaj, Kurtit.
Kurti kërkoi që kur ai flet për luftë, intervista të dëgjohet deri në fund.
“Unë nuk kam thënë zonja deputete që do të ketë luftë, por kam thënë mund të ketë luftë…Është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ki 48 baza të përparme ofensive rrotull Kosovës, 28 ushtarake e 20 të xhandarmërisë me thanë që nuk do të ketë kurrë luftë, është gabim. E dyta kur unë them mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund se ajo është akuzë ndaj Serbisë, nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë. Kush e bënë luftën, e bënë Serbia”, tha Kurti.
Kryeministri pati edhe një replikë me deputetin e PDK-së, Ferat Shala i cili kërkoi nga Kurti që të ndërroj qasjen e tij “shumë zyrtare” karshi grevistëve, duke i kujtuar kohën kur ai ishte në opozitë dhe kishte përdorur gazin lotsjellës.
“Kur e dëgjova kryeministrin sot tu fol për relacionet zyrtare të komunikimit me grevistët. Një Albin Kurt që nuk ka lënë as zyrtar, sindikalist, grevistë e as politikan pa fy e denigrua e pa e lag me ujë e i ke gjuajtur me gaz lotsjellës në këtë sallë…Shumë mu ke ba zyrtar me sindikatat kryeministër, lëshohu pak në të kaluarën tënde, leje zyrtaritetin tënd se ta njohim”, tha Shala.
Kurti iu përgjigj duke thënë se kurrë nuk ka qenë radikal për nga karakteri, por për nga tema.
“E kam thënë edhe më herët unë skam qenë kurrë radikal për nga karakteri por për nga tema. Arsyeja pse nuk kam nevojë me qenë radikal nuk është pse nuk jam bërë kryeministër, është sepse nuk është nuk është Zajednica tu u ratifiku më këtu. Zajednica vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës. Nuk ka Zajednic nuk ka gaz lotsjellës”, tha Kurti.
Të tjera
-
Osmani thotë se zgjedhjet në katër komunat veriore mbahen sipas “afateve ligjore vitin që vjen”
Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmë rreth kërkesave të Presidentit të Se...
-
SBASHK: Për nismën legjislative të skemave pensionale u mblodhën 20 mijë 458 nënshkrime
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën leg...
-
Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve
Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka n...
-
Policia e Kosovës vendos pengesa betoni te ura në Bërnjak (PAMJE)
Policia e Kosovës ka vendosur pengesa prej betoni në veri të vendit, konkreti...
-
Kapet kontrabanda me pije alkoolike me vlerë 5 mijë euro
Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e palig...
-
Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion për largimin e v...
-
KMDLNJ për vizitën e ministrit danez: Në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vi...
-
Thẹrẹt me thiḳë një person në Ferizaj, shkak konflikti për pronë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndalu...
-
GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër
Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave ...
-
Bërnabiq: Kurti po dëshiron të shkaktojë konflikt të armạtosur
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në këtë moment nuk...
-
Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ...
-
Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së
Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që us...